Suarez fjalë të mira për Shaqirin

Suarez e ka pranuar se Liverpooli do të vuajë nga mungesat e Firminos dhe Salahut, por ka paralajmëruar shokët e skuadrës së aty janë disa lojtarë cilësorë në fazën ofensive, duke përmendur edhe Shaqirin.

Liverpooli do të zbresë të martën mbrëma në “Anfield” kundër Barcelonës pa dy super lojtarë; Mohamed Salah dhe Roberto Firmino, shkruan Gazeta Express.

Për sulmuesin e Barçës, Luis Suarez, mungesat e tyre janë të mëdha për “Redsat”. Por, ai ua ka rikujtuar shokëve të skuadrës së Jurgen Klopp ka lojtarë të tjerë të mirë në fazën ofensive, duke përmendur edhe shqiptarin, Xherdan Shaqiri.

“Salah dhe Firmino? Thash për ta janë mungesa të mëdha, por gjithashtu kanë lojtarë që bëjnë diferencën në sulm si Mane, Shaqiri, Origi, Sturridge – duhet të jemi të kujdesshëm”, deklaroi Suarez.

“Ata do ta nisin ndeshjen dhe do të tentojnë të shënojnë që nga fillimi, ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe të bëjmë lojën tonë”.

Barça e ka fituar 3-0 ndeshjen e parë në Camp Nou dhe tashmë është me një këmbë në finale të Champions League.

Komentoni

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial