Një zyrtar i shtetit diskriminon punonjësit në ata që agjërojnë dhe që nuk agjërojnë

Osman Vishaj kryetar i Komisionin Rregulltativ të Prokurimit Publik ka vendosur që t’i shpërblejë të gjithë punëtorët e këtij institucioni për muajin e Ramazanit, raporton Gazeta Express.

Përmes një emaili të cilin e ka dërguar te punonjësit, nga zyra e Vishajt kanë shkruar se është marrë vendim se të gjithë punëtorët që agjërojnë të fillojnë punën një orë më herët ndërkaq nga aty të dalin një orë më herët.

Sipas vendimit, punëtorët që agjërojnë do të fillojnë punën në ora 09:00, ndërkaq, do ta përfundojnë në ora 15:00.

“Për të tjerët orari i punës mbetet siç ka qenë”, shkruhet në email.

KRPP është institucioni i parë ku është marrë ky vendim./gazetaexpress

Komentoni

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial