Milaim Zeka zyrtarizon partinë e re – Mesoni emrin e partis

PEK, apo Partia Euroatlantike e Kosovës, është emri i subjektit më të ri politik në Kosovë. Ky subjekt do ta ketë në krye deputetin e Grupit Parlamentar të NISMA Socialdemokrate, Milaim Zekën. Ky i fundit partin% e tij të re do ta prezentojë me 29 qershor.

Zeka, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka prezantuar emrin e subjektit të tij politikë që zyrtarisht do ta prezantojë me 29 qershor.

“Kemi bërë rezervimin e sallës dhe me 29 qershor në ora 12:00 në “Emerald’ do ta bëjmë prezantimin e subjektit politik. Subjekti politik do të ketë emër që nuk korrespondon me asnjë subjekt në vendet e rajonit”.

Zeka tregon se ka pasur disa alternativa për emrin e partisë por thotë se nëse nuk do të figuronte emri “parti” do të dukej si organizatë joqeveritare.

“Në fund kemi marrë një propozim nga shqiptarët e New York-ut që atë emër do t’ia vendosim partisë…Emri definitiv do të jetë Partia Euroatlantike e Kosovës (PEK). Edhe në anglisht tingëllon mirë me njerëzit që jemi konsultuar”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës ka thënë se partia do të ketë orientim euro-atlantik dhe programi do të jetë i thjeshtë për t’u kuptuar edhe nga fëmijët.

“Numër një do të jetë një premtim që ne do ta mbajmë. Që asnjë zyrtar nga presidenti e më poshtë nuk do të shkon në punë me vetura zyrtare. E dyta. Qeveria nuk do të ketë më asnjëherë më shumë se 12 ministri. Shembull nuk do të ketë Ministri të Diasporës por do të ketë drejtori. Njëjtë do të ndodh edhe me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik”.

Jepe kerrin që e ki, bëhu në Auto Mita me kerr të ri – si në Gjermani

E SPONSORUAR

MËSO MË SHUMË

“Në listë do të jenë 50 % të shqiptarëve të Kosovës ndërsa pjesa tjetër do të jetë nga diaspora. Do të krijojmë bankën nacionale me emrin “Diaspora Shqiptare”. Për një javë do të heqim kartonin e gjelbër”.

Zeka ka prezantuar edhe disa nga emrat që do të përfshihen në subjektin e tij politikë.

“Pjesë e partisë do të jenë vëllezërit Kojçiçi. Pjesë e partisë do të jenë edhe disa ekonomistë shumë të njohur. Po i them vetëm disa emra. Prof.Dr. Remzi Ismajli. Jam konsultuar me arkitektin më të mirë Përparim Rama. Jam konsultuar me njerëz në Zvicër që janë shumë të shkolluar. Jemi konsultuar me njerëz në Gjermani, Suedi… Janë ekspertë. Nuk do të krijojmë parti të modelit që kanë krijuar këtë njerëz që 20 vite”, tha ndër të tjera Milaim Zeka. /Ora.info

Komentoni

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial