Mesazhi i Messit po tremb tifozët e Manchester United, ja çfarë ka thënë ylli i Barçës

Messi dhe bashkëlojtarët e tij luajnë sonte në Old Trafford për ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve dhe një përdorues i Twitter ka rishfaqur një klip të argjentinasit – ku shihet se lojtari premton se Barca do të bëjë gjithçka të mundshme për të fituar Championsin këtë sezon.

Manchester United do të duhet të jetë në super formë nëse ata dëshirojnë do të kalojnë tutje në Champions League, përcjell GazetaBlic.

Duke iu drejtuar turmës së Barcelonës në gusht të vitit 2018, Messi tha: “Edhe pse viti i kaluar ishte shumë i mirë për ne, pasi fituam LaLiga dhe Copa del Rey ne ende kemi disa punë të papërfunduara në Ligën e Kampionëve – më shumë se çdo gjë për shkak të mënyrës se si u eliminuam”, tha Messi.

“Ne premtojmë se këtë vit ne do të bëjmë gjithçka të mundur në mënyrë që titulli i Ligës së Kampionëve të kthehet në Camp Nou”, përfundoi ai.

Komentoni

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial