Lajm i mir për ata që posedojn BitCoin

Kriptovaluta ‘Bitcoin’, ka pësuar rritjen më të madhe që nga fundi i muajit nëntor, raporton Gazeta Blic.

Sipas raportimeve të NBC News, tashmë një ‘Bitcoin’, ka arritur vlerën e 4.700 dollarë.

Çmimi i kriptovalutës më të madhe në botë u kthye 15 për qind më i lartë në vetëm 24 orëve të fundit.

Këtë rritje e kanë komentuar edhe ekspertët e ekonomisë në SHBA.

Sipas Charles Hayter, shefi ekzekutiv i firmës së krahasimit të monedhës dixhitale CryptoCompare, kjo rritje e ‘Bitcoin’-it, ka ardhur pas një periudhë që rënies së kësaj kriptovalute.

Ai tha se që nga nëntori i vitit 2017, asnjëherë nuk kishte qenë kjo kriptovalutë, në vlerë kaq të madhe.

Po ashtu, bëhet e ditur se asetet digjitale për vetëm 24 orët e fundit, kanë shtuar vlerën e tregut mbi 14 miliardë dollarë.

‘Bitcoin’, në fund të vitit 2017, kishte arritur vlerën deri në 20 mijë dollarë dhe pasta gjatë vitit të kaluar kishte rënë dukshëm.

Komentoni

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial