Formacionet zyrtare: Liverpool v Barcelona

Liverpooli, me Xherdan Shaqirin titullar, ka nevojë për një mrekulli në përpjekje për ta përmbysur Barcelonën në mënyrë që të kualifikohet në finale të Ligës së Kampionëve për vitin e dytë radhazi.

Jurgen Klopp do të tentojë ta organizojë njërin prej rikthimeve më të mëdha në Ligën e Kampionëve sonte në orën 21:00 në Anfield, por do t’i duhet ta bëjë këtë pa ndihmën e dyshes madhështore, Mohamed Salah dhe Roberto Firmino, raporton Gazeta Express.

Barcelona e fitoi bindshëm 3:0 ndeshjen e parë në Camp Nou dhe sonte kërkon ta ruajë këtë epërsi të konsiderueshme për ta arritur finalen e parë pas plot katër viteve në Champions.

Në mungesë të dyshes kryesore të sulmit, kosovari i Zvicrës Xherdan Shaqiri luan nga fillimi bashkë me Sadio Mane dhe Divock Origi sonte në Anfield.

Komentoni

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial