Ferdinand ‘shpërthen’ me kritika për Van Dijk: Ai e ka të gjithë fajin!

Ish-mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand, ka kritikuar qendërmbrojtësin e Liverpoolit, Virgil van Dijk, për gabimin e tij në golin e Luis Suarez.

Skuadra e Liverpoolit ka humbur nga Barcelona me rezultatin 3-0 në ‘Camp Nou’, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, përcjell GazetaBlic.

“Virgil van Dijk ka faj tek goli i parë” tha Ferdinand në BT Sport.

“Ai vetëm po e shikon Suarezin, nuk e ndalon rrezikun, por lejon kundërshtarin.”

“Tek goli i parë kemi dy lojtarë, Suarezin dhe Van Dijk dhe sulmuesi arrin të mposht mbrojtësin – duke shënuar në fund.

“Van Dijk është në faj për këtë gol”, përfundoi Ferdinand.

Komentoni

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial