Dy çmime brenda ditës për Lionel Messin

Dy çmime brenda ditës për Lionel Messin

Lionel Messi është një nga lojtarët më të mirë në botë që ka dominuar futbollin në dekadën e fundit së bashku me Cristiano Ronaldon.

Megjithëse duket se këtë vit është disi larg fitimit të çmimit të “Topit të Artë”, argjentinasi nuk ka të ndalur në ecurinë individuale.

Ditën e sotme ai ka fituar dy trofe në një ditë. Atë të golashënuesit më të mirë në Spanjë për sezonin 2017-2018 dhe atë të “Lojtarit të vitit”.

Ndërsa kur është pyetur në lidhje me golin më të bukur ai u shpreh: “Nuk më kujtohen shumë, por mendoj se rëndësia e golave vlen më shumë se bukuria”.

Komentoni

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial